Baçes së pendimit ja pastrova gjëmbat,
Mbolla ca lule dhe disa pemë,
Rreth saj kosita barishtet e ferrat,
Rrugën e shtrova me argjend.
E rrethova me trëndafila të bardhë,
Përgatita llaçin me lotë e fjalë,
Me gurët e pendimit ndërtova mure,
Mburojë për shpirtin e pa fajë .