Muzgu prek ndjesinë e paplotë
të të qenit i harruar,
në konturet memece që krijon fjala.
Buzët e heshtjes vargëzojnë ndjenjën
në lëndinat e pashkelura të shpirtit,
ku ndërgjegjja është bërë një me pritjen.
Beson verbërisht syve të mallit,
aty ku lexohet qartë harta e ndjenjës,
dhe dashuria rrënjoset si lis i moçëm