Tuesday, June 17, 2025
BallinaVitrina e libritMaxhun Osmanaj-Parabolë kohe

Maxhun Osmanaj-Parabolë kohe

Nëse e shtuna mbytet n’letargji
E diela do të vdesë e tëra
Unë, ku do ta kem vendin
N’mes të vdekurve që më rrethojnë
Apo n’kurthën e të gjallëve që më mashtrojnë?!

Zot, sa shumë të dua
Që më le n’mes djallit që e njoh
Ai më thèrret, më josh…
Tërë jeta më shkoi
Duke e goditur me nokdaun
Po mos ta ushtroja mendjen dhe fizikumin
Pa u ndalë, rregullisht
Humbja dhe vdekja do të shënonin
Humbje turpërisht….
Pesë ditët e javës
Ende më ftojnë për stërvitje…
Qelizat mos të kalben parakohe

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT