I premtova
n’kthim e blejmë suvenirin
tani…tani e dua
mbase xhaxhi, që shet skaj rruge
do ikë më heret n’shtëpi
nguli këmbë
e bleu Kosoven
dhe gjatë kohë
e barti mbi supet e njoma
gurin e rëndë
Pse shitet Kosova, pyeti
ja pashë kokëvarjen
dhe hapin e hutuar
ndjeva kufijtë e atakut kardiak
sfidova të gjitha dhembjet
e të qënit me gjysmë atdheu
vazhdova te ec
pa përtypur tekat e saja fëmijnore
qajta në heshtje
A shitet Shqipëria, pyeti
zëri i dridhej
priti gjatë, shumë gjatë…
i duroj të gjitha dhimbjet e mospërgjegjes
njējtē si unë
Përgjegjen nuk e gjeja, askund