Në sa netë në gjumë s’kam rënë
Jo s’kam dashur por s’më ke lënë
Hajmali të t’kisha vënë
Sa herë e kishim një zënkë
Në ish ftohtë a në ish shi
Në kish prush a në kish hi
A në të mbaja mëri
Gjenim shkas për dashuri
Me unazën e florinjë
Në kala vumë kufijtë
Mblodhëm gjithë dashuritë
Dhe te bukurat çmenduritë
Shpesh harroje dhe se vije
Dorën mprapa se ç’e fshije
S’kisha frikë se do më “lije”
Por në gisht të kish marrë hije
Por dhe unë kurrë s’tu ankova
Siç m’i thoje i dëgjoja
Pak rëndësi në të besoja
Që nga sytë të lexoja
S’ka qënë gjithmonë shënd e verë
Kur ra borë e lamë të bjerë
Asnjëherë se kemi prerë
Në çdo puthje kemi ndjerë