Nga Teuta Sadiku
Kush është kjo e tretë në trekëndëshin e lartpërmendur.Kush tjetër , veç Dashurisë me të gjitha nuancat e dritëhijet e saj.Dashuria, kjo bukuroshe mahnitëse , sfiduese,sfilitëse zotëron vargjet e shumicës së vëllimeve poetike në krijimtarinë e Zogajt.Dashuria kjo ndjenjë kaq e fuqishme që pushton shpirtin e mendjen, zemrën e trupin , ajo që kurkush nuk gjen forcë tia mbyllë portën sepse ajo të rrëmben duart,të çmend ,ajo që vetëtin kur bota mbytet. Dashuria në poezinë e Preç Zogajt nuk është thjesht ndjenjë, kthehet në një personazh ,në një karakter që dyshon, trishtohet,qan, ka ankth dhe forcë, çmendet,një personazh tepër i ndërlikuar në poezinë moderne të tij. Një personazh që ka ndrruar shumë forma dhe emërtime; -Dashuria universale, dashuria sublime ,dashuria për veten, dashuria për familjen.... -Dashuria platonike, dashuria klasike , dashuria romantike Dashuria është një temë e pasur dhe shumëplanëshe në poetikën e Preç Zogajt.Trajtimi origjinal i Dashurisë në lirikën e Zogajt është një dukuri e rrallë në poezinë shqipe që në fillimet e krijimtarisë së tij.Dashuria është ajo që të mëson si të vdesësh e të rilindësh përsëri,një motiv me një puls të dyfishtë realja dhe idealja ,midis hapësirës arketipale që ëndrra dhe fjala hapin në imagjinatë.Gjuha artistike aspiron drejt përzgjedhjes së fjalës edhe në teksturat e ndërlikuara, reale të vështirësive, dhimbjes e humbjes së dashurisë. Në lirikat e Zogajt vihet re evolucioni i dashurisë duke i zëvendësuar himnet ,elegjitë për dashurinë me kënaqësinë dhe përpjekjet për ta shijuar çastin, momentin , se nuk duhet të humbasim kaq shumë energji për gjëra të zakonshme dhe të përditshme.Dashurinë e zbret nga qielli në tokë,aktron me dashurinë por pa synuar qiellin,përjetësinë Kur ja, tokësor, u zgjova, u ngrita Dhe qava gjithë natën në anë të shtratit,i keqardhur Por edhe i mirëkuptuar që smund ta pranoja përjetësinë. Realizmi nuk ka nevojë të çmontojë idealin ,dashuria ëndërrohet në egzistencë edhe pse me pasoja ajo bashkëjeton në çdo lirikë , në çdo vëllim poetik të Zogajt nga i pari deri tek i fundit. Në se ka diçka të re në krijimtarinë dyzet vjeçare të Zogajt është tematika e re e Dashurisë, stili dhe figuracioni si shënjues i modernitetit, format e dashurisë nuk janë të përjetshme.Mos u shpejtoni në konkluzion, ne kemi nevojë për dashuri sepse ajo na përball me lartësinë dhe thellësinë e qenies sonë,shkruan Appignanesi , ndërsa Preç Zogaj shkruan; Një çast po të humba Vërshon pleqëria .In memoriam. Poeteshës greke V.S Dashuria në fund të fundit ka për qëllim të na bëjë të ndjehemi të plotësuar, për shoqërinë që na afron,për mbështetjen që afron çka mundëson të jetojmë jetë të plota dhe të sukseshme.Ky qëllim është integruar mirë dhe s
ka si të jetë e kundërta në lirikën e P.Zogajt.
Sa tmerr do të ishte një dashuri pa kushte ,një dashuri kur tjetri nuk ka asgjë të mirë për të ofruar dhe në vend të kësaj do përjetonim një abuzim dhe një neglizhencë të vazhdueshme.
Nëse Zogajt e ka domosdoshmëri praninë , Ndoc Gjetja e shpreh krejt ndryshe dashurinë;
Dashuria ,një forcë sa e fuqishme aq dhe e perëndishme,në lirikën e Zogajt ka brenda dëshirën,bukurinë, mirësinë,lumturinë dhe dritën [dijen ].Përtej vetvetes kalon dashuria
.
Dashuria filozofike ,pohon Sokrati është një dëshirë për atë që i mungon.Në këtë kuptim themelor ajo nuk është ndryshe nga dashuria fizike .Edhe dashuria filozofike ka në themel dëshirën,dëshir për kënaqësi seksuale,dëshir për përqafimin e tjetrit ,për ngrohtësinë trupore,dëshir për puthjen pasionante .
Lind pyetja kush është objekti kryesor i dashurisë filozofike , bukuria apo mirësia e shpirtit.
Le t`ia lëmë në dorë lexuesit të lirikave të zgjedhë e të vendosë.Për subjektin poetik në shqyrtim Dashuria kalon në të gjitha nivelet,që nga bukuria fizike,nga dashuria shpirtërore,derisa ngjitet në rrethin më të lartë të dashurisë,të diçkaje të veçantë me bukuri të pabesueshme
.
Në lirikën e Zogajt koncepti i dashurisë është sfiduar dhe ri-definuar në mënyra të ndryshme, duke sfiduar narrativat tradicionale dhe metafizikën e dëshirës. Poezia e tij reflekton një ndërthurje të kompleksitetit, subjektivitetit të lëvizshëm dhe skepticizmit dhe ka një kuptimi të qartë të realitetit dhe emocioneve ,por më e veçanta është se eksploron mënyrat e reja të kuptimit të dashurisë.
Për këtë arsye dashuria në lirikën e Zogajt përveç të tjerave është një dashuri filozofike,sepse filozofia nuk është gjë tjetër veçse dashuria e mençurisë dhe dijes dhe individi që ndjek këtë lloj dashurie nuk është thjesht një i dashuruar, por një filozof.
Të iki , qyteti më ka dhënë një afat ,
Ikja është çmimi i vlerësimit ,i respektit dhe nderimit të dashurisë .
Përveçse e mrekullueshme Dashuria jepet edhe si përvuajtje për ta shijuar me përpjekje të vazhdueshme e me dhimbje plot vuajtje.
E paanë jeta / një klithmë është larg fundit ,
Subjekti poetik përjeton çaste të ndjera diskrete të cilat i mbush me lëndë , me materie, me shpirt e me figura.
Dashuria nuk është një lumturi e përjetshme ,por lumturia në dashuri jepet nga një çast magjik, një çast hyjnor .
Ashtu si Charles Baudelaire, Sylvia Plath, dhe më vonë poetë modernë shprehin një dashuri të papërcaktueshme, shpesh të tensionuar dhe të pasigurt edhe në poetikën e Zogajt dashuria reflektohet një dëshirë shpesh e mbështjellë në melankoli, skepticizëm dhe e paqëndrueshme.Në poezinë e Zogajt , dashuria nuk është më një ideal i përjetshëm, por një përvojë e fragmentuar dhe e pasigurt, ku dëshira dhe zhgënjimi bashkëveprojnë. Kjo lloj poezie sfidon metafizikën tradicionale të dëshirës, duke sjellë në pah një botë ku dashuria është një konstrukt i ndryshueshëm, i subjektivitetit dhe i kulturës. Në këtë mënyrë, poezia e tij reflekton një botë ku dëshira është e paqëndrueshme, e pasigurt dhe e mbushur me dilema, duke i dhënë vend një mendësie të re figurës së dashurisë.
In Love një vepër voluminoze me 101 lirika e paraqet Dashurinë jo si një luks emocional ,por si një akt social, filozofik dhe politik edhe pse në një çast magjik Ajo Dashuria është çlirim personal dhe shoqëror.
Dashuria nuk idealizohet,as hyjnizohet ajo kultivohet dhe mishërohet në marrëdhënie të bazuara në integritet e në respektin reciprok. Në lirikat In Love subjekti poetik ndan përvoja dhe trauma personale,duke i dhanë Dashurisë një kuptim të ri.
Në lirikat e tij poeti ndërton triptikun plagë-plagë-dashuri,ku koha e vendosur me mjeshtëri si një faktor unifikues por edhe si katalitik që herë strukturon, shëron e herë shëmb ose krojon dy ekstremet e tjera.
Koha ndalon në dritaren time ,]
Herë si plagë në prerje vetmie ,
Herë si panterë , herë si trëndafil.
Herë si marrje e herë si nxjerrje fryme.P.Zogaj
Përdorimi i Afërditëssi metaforë,që i referohet perëndeshës së Dashurisë Afërditsnë mitologjinë greke e ngre poezinë në një nivel të caktuar duke krijuar një atmosferë e një ndjenjë të thellë dëshpërimi.
Karakteri metafizik i Dashurisë në Modernitet.
Moderniteti solli me vete një mosbesim ndaj dashurisë së vërtetë, besimin se dashuria është një vyrtyt e vlerë ,por mbetet jashtë tregut , si e tillë dashuria nuk ka garanci, as nuk blihet.
Seksi ka qenë që nga lashtësie deri në ditët e sotme një mall që shitet edhe blihet , çmimet e së cilës variojnë.
Dashuria bëhet kushti i një lumturie që nuk mund të blihet, -Duke qenë përtej çdo çmimi, jashtë çdo tregu,Dashuria bëhet më e çmuar,ndaj dhe karakteri i saj metafizik intensifikohet.
Më shumë se kurrë Dashuria vjen në lirikat e Zogajt të përfaqësojë praninë,transcendencën,pavdekësinë. Ajo vjen prej thellësive,dhe po aq thellë ndikon mbi lexuesin me gjuhën mahnitëse që përdor për të krijuar imazhet përshkruese dhe ato meditative.
Nëse do ta kuptosh dashurinë duhet të kesh një shpirt poetik.
Subjekti poetik flet me vete është në një dilemë- ai është i vetmuar, i trazuar emocionalisht, është duke reflektuar në thellësi për çështje të rëndësishme, monologu i brendshëm e ndihmon të shprehë atë që ndjen.
O ti që sdukesh, a vërtet
Më do ajo apo jam në ëndërr
Përse më fshihesh o zë kaq i sinqertë
Këtu kemi një monolog të brendshëm; subjekti poetik është duke biseduar me një zë të papërcaktuar, një “ti” që nuk duket, që simbolizon një përshtypje, një ndjenjë ,pse jo edhe vetëveten. Ai është duke kërkuar të kuptojë nëse dashuria është reale ose është vetëm në fantazi (“a jam në ëndërr”).
O ti që s`dukesh,tregon një konfuzion për identitetin dhe praninë e dikujt.
A vërtet më do ajo dyshim mbi dashurinë, nëse është reale apo vetëm një iluzion.
Përse më fshihesh o zë kaq i sinqertë e ndjen një zë të brendshëm që është i sinqertë, por që është i fshehur ose i paqartë, duke theksuar kërkesën për të kuptuar të vërtetën.
Skena e këtij monologue është truri I subjektit poetic,një zhytje Brenda vetvetes, duke u përpjekur të kuptojë ndjenjat e tij.
. Ai është duke folur me vete, duke ngritur pyetje si në vargje: “A vërtet më do ajo?”
Zëri i tij i brendshëm, që duket si një debat ndërmjet dy “vetave”: njëra që kërkon të besojë në dashuri, tjetra që dyshon.
Ai është duke pështjelluar mendimet në një situatë të pasigurt: është në një ëndërr apo realitet? Shikimet e tij bëhen të humbura. Nuk e di as ai vetë nëse është në ëndërr apo në realitet.
Kjo tregon një moment të vetë-çorientimit, një ndjenjë të humbur në kohë dhe hapësirë.
, ku ai është duke kërkuar kuptim, dashuri të vërtetë ose thjesht një përgjigje për ekzistencën e dashurisë së tij.
Monologu i brendshëm është mjet që përdor poezia për të shprehur konfliktin emocional , veçanërisht në situatat e vështira dhe dashurisë së pasigurt. Monologu është më i fuqishëm për shprehjen e ndjenjave të brendshme, ndërsa dialogu i brendshëm me veten e vet duke iu drejtur në vetën e dytë e thellon këtë duke shtuar dyshimin, tensionin dhe pasigurinë.
Në lirikat e Preç Zogajt subjekti poetik rend, endet, baret siç e ndeshim këtë fenomen në shumë poezi të krijimtarisë dyzetvjeçare.
Lirikë
Ne bëmë dhe braktisëm një çudi.
Tani në fusha bares zemërvrarë.
Atje ku je s’vij dot se më sheh ti,
këtu ku jam s’më rrihet pa të pare
.Baladë
Tani bares në rrugë
Me trishtimin tim në fytyrë:
Më falni u them të gjithëve!
Nganjëherë ëndrra
Nganjëherë ëndrra ime ik nga jeta ime.
I bezdisur prej pluhurit,
duke murmuritur «ndihmë»,
bares në një rrugë të shkretë.
Fjala “endem” është një folje e përdorur shpesh në poezinë e Zogajt dhe në këtë rast nënkupton diçka të thellë, të përhershme dhe jo thjesht një folje.
Notat tragjike I shkojnë shumë poetit.Nota tragjike është një element I frymës dhe I poezisë,çka e hasim më shumë tek poetika e Frederik Rreshpes dhe Ndoc Gjetja.
Vdekja bie shpesh në dashuri me poetët .Kjo është hakmarrja e Vdekjes për pavdekshërinë e tyre shkruan poeti, eseisti dhe përkthyesi R.Marku
Titulli i poezisë, “Baladë”, sugjeron një lidhje me traditat gojore të folklorit dhe një narrativë të thellë emocionale.
Në poetikën e Zogajt që në fillimet e krijimtarisë së tij vihet re toni intim,rrëfyes me një stil narrative ,por gjithmonë me një strukture argumentuese për temën që trajton.
Lirikat e Dashurisë janë zakonisht rrëfime që përmbajnë elemente si heshtjen, dhimbjen ,pikëllimin,të ngjyera here nga gurra popullore, here nga mitologjia e here nga Bibla . Ky titull i101 lirikave përkon me tematikën e dashurisë dhe mallit, duke çuar lexuesin në një ambient nostalgjik dhe emocional për Dashurinë.Po çfarë është në fund të fundit Dashuria
Përveçse një e tretë ,Krateri I vdekjes është Dashuria.
Dashuria , fjala çelës në poetikën e Zogajt ,është fjala që hap dhe mbyll misterin e jetës .