Lajmëtari i detit
Ka ardhur të rrefejë,
Me zhurmë dallgësh të vjetra
Aty ku rrëshqasin perëndimet
Se shpirtrat e munduar po vuajnë
Mosbesimin,
Eklipset hënore po ua zēnë energjinë
E kumtit,
Prej fillimit der në fundin e fundit
Pastaj pritet një dallgë e re,
Një fillim i ri,
Dhe po i njëjti rrëfimtar
Der në agimin tjetër.