Dëgjo, o shkrimtar, kur fjala hesht,
kur padrejtësia merr udhën paskaj,
ti zgjohu i pari, mos rri i qetë,
se fjala jote gurin mund ta çajë.
Degjo, o shkrimtar, kur zemra dhemb,
kur loti i popullit s’ka më shpresë,
kur drejtësia zhduket pa asnjë shenjë,
ti ngreje fjalën, bëje të mos vdesë.
Ti s’je për lavdi, as për duartrokitje,
por që të zgjosh ndërgjegje në fjalë,
të ndriçosh si qiri, në natën pa dritë,
të jesh flamur, që s’gllabërohet në valë.
Dëgjo, o shkrimtar, kur heshtin të tjerët,
ti fol për ata që zëri s’u dëgjohet.
se fjala e ndershme kur del nga zemra,
në kohë të vështirë, gjithmonë kujtohet.