Thursday, June 19, 2025
BallinaVitrina e libritPrenda Sejdia-SHIKOJNË QIELLIT

Prenda Sejdia-SHIKOJNË QIELLIT

Turrë bëhen mendimet
ngatërruar kanë imagjinatën
bredhin shtigjeve erërat e mashtrimit
si në netët pa hënë i shlyen harrimi

Shtrembër shikojnë e qiellit thua i luten
besuan ndaj ngatërruan rrugët e fatit
dialogojnë, por para kanë portretin e trillit

Shpirtërat rreckosur kacavjerrë i la koha
ngjitur e vrap shkallëve të gabuara
ngazëllime boshe ëndërrat mbeten stivuar

Në i zë besë dallgëve të hutimit
Rend fantazive hapësirave të qiellit
Në flakë përcëllimi e ndjenjës ëndërrimit

Plot absurditete marifetesh stolisur
është keqas mashtrimi
plot sharm gënjeshtrat fyerjet e përçmimi
lozhe i bëjmë fatkeqësisë sonë
kush mbolli më shumë lindja a perëndimi

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT