Ka ditë që jeta nuk thotë asgjë.
Veç rrëshqet nëpër ty,
si era në degët që s’kanë më gjeth.
E ti s’pyet më: “Pse ndodh kështu?”,
Se ke kuptuar ,
disa përgjigje nuk fliten.
Ato i ndjen, kur zemra mbyllet,
por shpirti mbetet zgjuar.
Dashnia s’është gjithmonë zë i lartë,
as fjalë që buçasin, as duar plot lule.
Dashnia është një dorë e ngrohtë në ballë,
kur bota tundet si gjethe në stuhi,
e ti s’do asgjë tjetër,
veç një frymë që të thotë:
“Unë jam këtu.”
Ti je ajo që ecën edhe kur s’ka rrugë,
Që mban botën me buzëqeshje,
Që flet me sy ,
kur lotët të marrin fjalën.
Dashnia jote s’ka nevojë për vargje,
as për skena.
Ajo është jetë.
Është gjaku yt.
Është fryma jote, çdo ditë.