Humnerat e fanatizmit do të gjesh
Në pjesën aziatike, më thanë,
Sytë enkas t’i fsheh një turkeshë
Që hëna të shndrisë më çdo anë;
Urën Galata posa e kalova,
Porta e hyrjes në kontinentin e vjetër,
Nga një turkeshë esmere u verbova,
Tek më joshte me gjoksin e zhveshur;
Më vështroi me vëmendje një çast
Sikur të isha nga një planet tjetër.
Ah, i thash’, t’isha një Don Zhuan me fat,
Po unë shkruaj veç vargje në letër!
Jam i ndershëm, i thashë, qelibar,
Besnik i gruas me be prej poeti.
Në Turqi vij për herë të parë
Siç vete mali te Muhameti.