Një vajzë në urë
Nën qiellin e vrenjtur
Këmishës së leckosur të fatit
I flet për kiminë e pritjes.
Nga njëra anë i ecin mendime
Që dalin nga hija e vet
Mes zhurmave që mashtrojnë.
Lexon një pllakë përkujtimi
Mbi vdekjen aksidentale të poetit
Që u erdhi në majë të hundës
Për një dashuri të humbur.
Një vajzë në urë
Edhe një natë ëndrrës ia shton
Lum i etur me habi shikon.