Lagjes së stinëve bredh e shkujdesur
S’e kuptoj as gjuhën që flas
Jam bërë memece
Në vargun e shkruar
E di
Më quajnë lypsare fjalësh
Po malli
Për Ty shkronja ime e dhembjes
Nuk më shuhet
Me asnjë zjarr
Jam libër i mbyllur?
A një pikë lot
Në detin e trazuar.
Plagë ka kjo natë sonte!