Përse, mama, ti dëshiron të vdesësh?
Tani ti je më e re se unë.
Njëzet vjeç, në Iliri zbrita,
Me të gjitha erërat që frynë këndej pari,
Por ty nuk ta thanë.
A e mban mend sa shumë i pëlqeja
këmishat e bardha?
Trupi im i lashtë atëherë
kishte kohën të ikte.
Kur mbusha tridhjetë, një natë dhjetori,
Mu bë se fola me vetë tënzonë.
Ai më tha: shumë ke vuajtur
për atë vajzën që të bëri kokën,
të kesh kujdes se është e vogël!
Përse mama, ti dëshiron të vdesësh?
Përse kështu, pa radhë, pa të drejtë?
Vërtetë shpërtheu koha e helmeve,
Por s’e ke mirë të më lësh vetëm!
Kur të kesh ikur përse do qaj?
Për cilat ndarje,
Cili mall do më marrë përdore?