Sunday, June 22, 2025
BallinaVitrina e libritAnila Toto-Qytet i florinjtë

Anila Toto-Qytet i florinjtë

Një diell i florinjtë shpërthen çdo mëngjes
në atë çast sikur zotat në tokë kanë ardhur.
Të varfërit ringjall dhe i mbush me shpresë
të pasurit i bën më të pasur.

Të deh magjia e qytetit tim bregdetar
gjithçka këtu ka tjetër shije, ka det, ka ajër.
Të varfërit në këtë qytet ndihen nismëtarë
të pasurit edhe më të kamur.

Rreze drite shpërthejnë çdo mëngjes
në shpirtrat tanë ka paqe e dashuri.
Të varfërit thonë se ku ka diell, ka shpresë
e çdo ditë merr një vizion të ri.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT