Monday, June 23, 2025
BallinaVitrina e libritDaut Maliqi-VETMIA E GOLLAKUT TË BUJARISË

Daut Maliqi-VETMIA E GOLLAKUT TË BUJARISË

Atje lartë thellë në malësi,
Rrallë takon ndonjë njeri
!
Për jetē më të mirë,
Ikën fshatarët një nga një,
Në qytete dhe n’përendim.

Mbetën fshatrat në vetmi,
Pa vasha sorkadhe e djem dai,
Që shkelqenin për bukuri.

Loton guri, loton druri,
Thërrasin arat, fushat e malet,
Pse na i lat odat e zbrazëta,
Pse i latë fshatrat e boshatisura,
Pa bageti e pa këmbona?!

Pse i lat arat djerrinë,
Livadhet pa kostarë,
Malet pa krasitë,
Pse i lat varret n’vetmi?!

Ti Gollak i bujarisë,
I mikëpritjës e dashurisë,
Që rrite shumë burra e gra,
Të besës e krenarisë,
Tē trimerisë e atdhedashurisë,
Të traditës kombetare e fisnikêrisë,

Mbete madhêshtor në analët e historisë.
Nuk degjohën më tingujt e çiftelisë,
S’këndojnë qyqja e turreci,
Arat e livadhet janê mbush më therra,
Oxhaqet e shtëpive nuk tymojnë,
Odat e bujarisë po i rrenon dhëmbi i kohës,
Por po ua humbin edhe gjurmën,
Njerëzit e lig e pa dinitet!
I tërë Gollaku ka mbetur pa gjallëri,
Nuk lehin qentê, nuk sheh njeri?!

Nuk blegerojnë as delet e qengjat,
S’degjohet fyelli e këngët baritore,
Nuk ka as lojra fëmijënore,
Bijat nuk vijnë si dikur,
Për të shtuar gêzimin e harën,
Kanë mbetur vetëm kujtimet
Dhe nostallegjia për vendlindjet.
Atje lartë thellë në malësi,
Nuk ka mbet asnjë njeri!

Duke mos pas vende pune,
Tani edhe nga fshatrat urbane e qytetet e Kosovês tonë të bukur,
Tër rinjët e të rejat e shkolluara,
Për jetë më të mirë po ikin në pêrendim…. mjerim!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT