Monday, June 23, 2025
BallinaVitrina e libritMark Gjetja -Ndarje dhe dashuri.

Mark Gjetja -Ndarje dhe dashuri.

Punës time kurr si jam ndaré,
e tjetër gjé mendoj me vehte,
dhe lindjen e diellit kur e kam paré,
dritës ,as hénés me ngjyra vjeshte.

Nga puné e lodhur, né heshtje kéthehem,
heré ulem e shtrihem né kanape,
s’ju tremba vuajtjes sé një jetë,
herë né emigrim e heré né atdhe.

Mé kujtohet shpesh vetëm rinia,
atë kohé té arté që desha ty,
mé kujtohet netëve dashuria,
se shuante dot , zjarrin né gji.

Kjo zemra jote ,si kristali,
me vite priti, kjo largësia,
heré e ftohtë si njé eré mali,
e heré e ngrohté,si lumturia.

Si kohé e mjegullt mu shfaq inati,
sikur me ruante në até dritare,
ndoshta me té s’qe shkruar fati,
s’mu hoq nga mendja , ajo ndarje.

Si héné e arté ,mè ndriçoj mua,
e unë larg sajé si yll i ndritur,
si lule e bukur, tek njé krua,
aromën ténde gjithnjë kam pritur.

Po ikin vitet, pa e parë,
do té vrapoja si né njé prité,
do ti afrohesha për té mos u
ndaré,
të shkrijé acarin ,qé kam né shpirte.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT