Monday, June 23, 2025
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani -NËNA DHE FËMIJËT

Murtez Asllani -NËNA DHE FËMIJËT

Nëna e shkretë
për fëmijët mundohet,
por kur të plaket
ajo pak çmohet.

I rrit fëmjët
i ushqen dhe i pastron
të jenë të hareshëm
ajo gjithmonë mendon.

Çdo ditë kujdeset
dhe i edukon,
kur t’u vijë koha
në shkollë i çon.

Edhe kur të rritën
ajo për ata mendon,
me nuse të mirë
ata t’i marton.

Por kur të martohen
puna krejt ndryshon,
nusja me pleq
nuk do të jetojë.

I lënë pleqtë vetëm
rrallë i vizitojnë,
me nuset e tyre
jetën e kalojnë.

Mos i harro prindërit
mos i lerë në vetmi
ata shumë u kujdesen,
kur ishe fëmijë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT