Tuesday, June 24, 2025
BallinaVitrina e libritElena Stefa Daka-Lirikë vere

Elena Stefa Daka-Lirikë vere

Me thuaj ,a te kujtohet dhe ty
vera e pare kur u njohem te dy?
Ti ishe diell, une rreze t’u bera ,
se dot nuk mundesha pa ty !

Ti ishe deti …,t’u bera vale ,
nje cast nuk ndaheshim te dy !
Fillonte zemra vrapin e cmendur,
sa here shiheshim ne sy .

Ti ishe toka …un’ isha rera ,
shtrenguar me mbaje ne gji …
veres se nxehte kur te doja ,
veres ,kur me doje dhe ti

Un ‘ isha dallga ,ti mbete bregu
e kurre s’e harrova…
Ne njemij’ brigje per te zgjedhur ,
un’ ty te dashurova!

Ti ishe uji e une kripa,
te njeri -tjetri u tretem…
Zjarrit te vjeter sa universi
te perveluar ne mbetem!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT