Në flladin e trishtë
të buzëmbrëmjes
brishtësi e shpirtit
lëndohet nga muzgu,
nga muzgu xanxar
që shkëndijat e dritës
e të shpresës
i lëndon idhshëm.
Buzëmbrëmje e mbërthyer
ngrysjesh e zhgënjimesh,
që jeta i servon
në sofrën e kohës,
ku ulur jam
si mall i skaduar
a si cungu n’udhë,
që botën e pengon
tek rrotullohet
në rrotat e saj.
Çast i paftuar,
që tisin e natës
një çast më afër
e sjellë.