Wednesday, June 25, 2025
BallinaVitrina e libritSami Mulaj -POEZI E PREMTUAR

Sami Mulaj -POEZI E PREMTUAR

Në strofën
ku vargjet në gjunjë
me radhë ngjyjnë në ngjymin e çanakut pa fjalë,
lugët e drunit pa u ngi
në sofrën thatë
kërcasin si nyjet e gishtave të hollë e të gjatë,
poeti e heshtja e tij e ngrime,
muza pa gojë
e ngratë.

Mendimet
një Saharë e djegur prej thatësirës,
u ulën për të gjetur hijet,
shkreptimat i gjuajtën,
rrufetë edhe hijet i vranë.

Poezia e premtuar
të vinte
nuk erdhi kurr,
mbeti si e çmendur rrugëve
e kurr nuk diti me ardhë.
Por, tek varri i poetit
pa lot vjen vërdallë,
e tund fustanin
e tek kryet e varrit
si një e përdalë
i nxjerr jashtë shalët…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT