Lotin e prushit t’ adhuruar fort
një turbulencë e mbështolli.
Ndjenjën e mirë
dhe ritmin tim të zemrës
sytë e statujes s’ engjëllit e takuan.
N’ odën e terraft
njëfar habie m’ izoloi
ëndrrën në gjumin e parë.
Vetëtima ajrin s’ e pastroi
nga zemërimi i skuqur fare.
Rrebeshin e shiut papritur
bubullima mirë e shkundi.
Kafshuar gjuha e ime ishte
prej fijes së hollë të shpresës.
Për çudi në cepin e djepit
sikur nga binarët dalë s’ kishin,
truri i qetë i qengjit të bardhë
që flinte e frymonte pa pushue.