Thursday, June 26, 2025
BallinaVitrina e libritAlma Gjelaj Shkoza -Zemra i buzëqesh zemrës

Alma Gjelaj Shkoza -Zemra i buzëqesh zemrës

Në zemër të fshehur do të të mbaj
Aty, të fshehur, në thellësinë e shpirtit.
Në ëndrrat e mia do të të shoh,
Të përulur nga ndjenjat e dhimbsurisë.

E nëse kushdo ty do të të zgjojë,
Ato do të jenë veç ndjenjat e mia,
Ngaqë kurrë më parë nuk i ke pasur,
E tash të ka mbytur veç vetmia.

Nëse mundesh, ngriu dhe zgjo ëndrrat e tua,
Të mbushura me pasion edhe dëshirë.
Në zemër, dashuria s’është prekje e lehtë,
Por një ndjenjë, kur zemrat dashurohen.

Fluturo, moj e dashura poezi ime,
Si zogjtë e mëngjesit, kur buzëqeshin agimin.
Hajde, poezi, zgjo dhe ëndrrat e mia,
E jepi jetës sime një kuptim.

Dhe në djall të më shkojë mua krenaria,
Se ndjenjat e shpirtit s’paskan burrëri.
Por ty, krenaria, moj zemër, të është fshehur,
Pas buzëqeshjes, moj e bukura dashuri!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT