Friday, June 27, 2025
BallinaSportPresidenti i La Ligës paralajmëron ashpër Barcelonën sa i përket transferimit të...

Presidenti i La Ligës paralajmëron ashpër Barcelonën sa i përket transferimit të Williams

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka paralajmëruar Barcelonën për rregullat e “Fair Play financiar’, ndërsa klubi po vazhdon përpjekjet për transferimin e Nico Williams. 

Tebas deklaroi se Barcelona do të duhet t’i përmbahet rregullave financiare, në mënyrë të veçantë rregullit 1:1, që nënkupton se ata mund të shpenzojnë për paga vetëm aq sa gjenerojnë nga të ardhurat, në mënyrë që të regjistrojnë lojtarë të rinj. 

Ai konfirmoi gjithashtu se Athletic Bilbaoka paraqitur një ankesë zyrtare, duke shprehur shqetësimin e tyre pasi drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, deklaroi publikisht dëshirën e klubit për të nënshkruar me lojtarin. 

Tebas theksoi se detyrimi i La Ligas është të zbatojë rregullat, jo të ndërhyjë në negociatat e transferimeve..

 Komentet e Tebas nxjerrin në pah vështirësitë financiare dhe sfidat rregullatore me të cilat përballet ende Barcelona. 

Rregulli 1:1 kërkon që çdo euro e shpenzuar për përforcime të reja të justifikohet me një euro të ardhur ose kursim në pagat ekzistuese. 

Ky rregull paraqet një pengesë të konsiderueshme për Barcelonën, duke sugjeruar se ata duhet të sigurojnë fonde të mëdha ose të ulin ndjeshëm faturën e pagave për të mundur të regjistrojnë transferimet e reja. Ankesa formale e klubit bask e ndërlikon më tej situatën. 

“Athletic Bilbao po ankohet sepse Barcelona ka deklaruar publikisht, nëse deklaratat që i atribuohen Decos janë të vërteta se dëshirojnë të nënshkruajnë me një lojtar”. 

“Sipas rregullave të FIFA-s, ai ndodhet në një periudhë të mbrojtur, dhe ne nuk kemi kompetencë për të ndërhyrë në këtë drejtim”. 

“Ajo që do të bëjmë, si gjithmonë, është të sigurojmë që Barcelona të përmbushë rregulloret për të firmosur me lojtarë, qoftë ai Nico Williams, [Erling] Haaland, [Lionel] Messi… kushdo qoftë. Dhe nuk do të ndryshojmë asgjë”, ka thënë Tebas.

E ardhmja e Nico Williams mbetet ende e paqartë. Me ankesën zyrtare nga Bilbao dhe rritjen e vëmendjes mediatike, planet e Barcelonës për të vepruar në heshtje janë tashmë në qendër të vëmendjes./Telegrafi/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT