Saturday, June 28, 2025
BallinaVitrina e libritAge Bilani Luka-Unë jam Shqiptar.

Age Bilani Luka-Unë jam Shqiptar.

Unë jam mali që s’përkulet,
Jam deti që s’ndalet në valë,
Jam flamuri që zemrat ngre,
Në çdo shpirt që flet shqip gjallë.

Jam Kosova nënë me plagë,
Që luftës kurrë s’iu përkul,
Prekazi, Drenica, Rugova,
Në çdo gur një trim, një burrë.

Jam Çamëri me shpirt të bardhë,
Me plagë që ende djegin fort,
Por në çdo këngë që këndohet,
Një amanet rron si një zot.

Jam Preshevë, jam Tetovë,
Kërçova, Struga, jam Dibrani,
Një gjak, një gjuhë, një atdhe,
Si një trup që s’e ndahet kurr për së gjalli

Kam veshur jelek kuq e zi.
Kam valle që s’ka të sosur,
Në sofrën time buka e nderi,
Besa e burreria s’kanë të sosur.

Gjuha ime dhuratë nga Zoti,
Pasuri që s’ka çmim e peshë,
Folur në çdo skaj të botës,
Na bashkon pa asnjë ndjesë.

Skënderbeu zemër drite,
Nënë Tereza paqe, shpresë,
Janë rrënjë të jetës sonë,
Janë emër që s’harrohet kurrë në breza.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT