Saturday, June 28, 2025
BallinaVitrina e libritCerazela Kondi -Unë jam!

Cerazela Kondi -Unë jam!

Nuk bërtita!

Nuk qava me zhurmë.
Nuk hodha asgjë poshtë.
Nuk theva pjata, si në filma,
me revoltë e zemërim.

Thyhesha çdo ditë në shpirt.
Heshtur!
Dhe kur më pyesje në jam mirë,
të përgjigjesha: “Po”.
Gjithmonë po!

Por nuk isha!

Isha ai shi që nuk dëgjohet,
që bie ngadalë, por thyen shkëmb.
Isha shtëpia që ngeli në këmbë
pas shtrëngatës, por brenda
qe shembur çdo dhomë.

Isha ajo që prisja të më kuptoje
pa folur,
të shikoje pa të treguar unë.
Dhe e di ç’dhemb më shumë?
Që nuk i pe kurrë.

Nëse një ditë një dridhje do të ndjesh
në shpirt,
kur një shi do të të zgjojë në mesnatë,
kur një hije mes dritës tënde do kalojë,
do të jem unë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT