Dielli po fshihet i përskuqur,
mbrapa maleve përtej në perëndim…
po sjell pas mbrëmjen e bukur,
dhe hënën e plot me shkelqim
…
Nata po bie ngadalë në qyteti tim,
me dritëzat ndezur pak nga pak…
E yjet po ndizen në këtë perëndim,
në qiellin e purpurt ndezur flak.
E nata mbulon ç’do gjë përreth,
male, fusha, kodra ka kapluar…
Në qytetin tim dritëzat bëjnë festë,
bregut të liqenit pasqyruar…
Në këtë natë magjike,në qytetin tim,
bregut të liqeni ka një shëtitore…
Dritat me liqenin janë në ledhatim
me çiftet e dashuruar kapur për dore…
Natë e bukur sot në qytetin tim,
me drita dhe hënë ndriçuar….
E zgjuar rri kjo shëtitore deri në agim,
me bregun e liqenit zbukuruar…