Sunday, June 29, 2025
BallinaVitrina e libritDrita Kosumi Syla-ORA E BABËS

Drita Kosumi Syla-ORA E BABËS

Ora e babës e blerë
Shumë kohë më parë
Më kujton kohën kur
I kisha prindërit gjallë

Tiktaket e orës
Më sjellin nostalgji
Jetën e bukur
Lojërat në fëmijëri

Kur ora bie shtatë
Më kujton zërin e nënës
Që na zgjonte
Për në shkollë

Kjo orë i ka tingujt e dashurisë
Më kthen ditët e fëmijërisë
Nënë e babë i kishim gjallë
Jeta ishte si një përrallë

Kjo orë e vjetër
Në murin e ri
Më kujton sofrën ku
U rritëm shtatë fëmijë

Ora e babës
Shumëçka më kujton
Loti më rri varur
Që shpesh më pikon.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT