Sunday, June 29, 2025
BallinaVitrina e libritGjeorgjina Kapaj -Sikur ta dije.

Gjeorgjina Kapaj -Sikur ta dije.

Po ta dije sa të dua
Tërë pylli do bleronte.
Porsi uji që hedh në krua
Jetën tënde do ndryshonte .

Këmbë zbathur do të vije
Të më merrje lartë në krahë.
Hënëartën do ma sillje
Si një nuse fustan bardhë.

Qiellin lartë ta kishim vetë
Të mos kishim as mbulesa
Zemëra ime po më tretet
Për ty sjell me mijëra ftesa
.
Paske qënë me shumë fat.
Që po merr kaq dashuri
Pa ty s’ka as ditë as natë.
Të kam futur thellë në gji

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT