Sunday, June 29, 2025
BallinaVitrina e libritZymer H. Haliti -PËR KËTË VEND

Zymer H. Haliti -PËR KËTË VEND

Për këtë vend dikush bëri shumë
kontribuoi natë e ditë pa rreshtur
pyes:Çka bëre Ti ,e çka bëra unë?
e disa… vazhdimisht kanë heshtur

Për këtë vend dikush dha dhe jetën
që populli i lirë të jetojë me lumturi
pse dikush njëherë…se pyeti vetën
a bëra një veprim unë për këtë Liri ?

Dikush dje e dikush sot ende punon
për të mirën e popullit dhe të vendit
por,dikush sikur me qëllim po harron
se sa obligime kemi sot ndaj atdheut

Mos hezitoni,mos kurseni për Lirinë
kujtoni dëshmorët tanë nëpër mote
çmoni këtë tokë Dardane Pavarësinë
dhe kujtoni:kjo është toka shekullore

Sa shumë luftuan,vdiqën heroikisht
por…,lirinë s’patën fat që ta gëzojnë
e t’gjallët a po veprojmë shqiptarisht
apo të djeshmën, sikur po harrojmë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT