Drejtësi,
klithmë shpirti, revoltuar,
përpëlitje e pashpresë,
dëshpëruese,
drejtësi,
humbur skutash të errta,
harruar,
sa çmim të shtrejtë paske,
o ëndërr mashtruese.
Drejtësi,
kërkuar ndër shekuj ethshëm,
shpresëushqyer,
vaditur me gjak,
drejtësi,
humbur labirintesh
shekujsh,vitesh,
zënë në kurth,
mbërthyer në lak,
mvarur nga faktori
mbinjeri.
Drejtësi,
Ku të t’i kërkojmë rrënjët
në këtë botë rrënjëdalë,
nga fundi çdo vlerë çrrënjosur?!
Ku të të gjejmë,
humbur në askund,
drejtësi e shumëpërfolur,
drejtësi e keqpërdorur!!!