Tuesday, July 1, 2025
BallinaVitrina e libritAge Bilani Luka-Çfarë jam unë për ty...

Age Bilani Luka-Çfarë jam unë për ty…

Ooo toka ime!
O dheu i të parit!
O varret e stërgjyshërve!
O amanet për të gjallit!

Ti je e bekuar.
Je vendlindja e të parëve,
Je i shtrenjti atdheu im.
Tokë e dashur e trashegimtarve.

Je më i shtrenjtë se vetë jeta.
Je më i bukuri i globit.
O atdheu im,o krenaria ime!
Vendlindje e Nënës Terezë dhe e kryetrimit Gjergj Kastëriotit.

Ke lindur shqiponja, o Atdhe!
Trupin me gjak e tyre të larë e ke,
që ky vend liri të ketë për jetë
e kurr ndasi të mos ketë.

Në këtë tokë kam hapat e parë,
Këtu kam mesuar , qeshur e qarë,
Në çdo hap që hedh mbi këtë dhe,
krenari ndjej për ty o Atdhe!

Kur jam larg, më merr malli,
Si fëmijë që kërkon nanën ta marri,
Se Atdheu, kur e don me zemër,
Është më i bukuri dhe i shtrenjti emër.

Ti më jep fuqi dhe shpresë,
Kur më mund jeta e vështirë,
Se ti je shpirti im i bardhë,
Je vendi im, i lirë, më i miri thesar!

Unë për ty jam pak,
një qelizë e vogël e jotja.
Por kur është për ty atdhe,
Jam më e madhe se gjithë bota.

Se te dua e të ndjej në çdo damar.
Se flas shqipt ,predikoj për ty sa të jem gjall,
Se shkruaj pa frikë me penen time kuq e zi
e i them gjithë botes pa frike i dua bashke trojet e mia me emër ARBERI.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT