Saturday, August 23, 2025
BallinaVitrina e libritLumni Nimani-Kosova ime

Lumni Nimani-Kosova ime

Ah e dashura ime Kosovë!
Sa herë që zemra më rrahë,
në prehërin tënd dua të jem.
Prore në trup ndjejë dhembje e vrragë
– për shtatin tënd me shumë plagë…

Sa herë që loti i vakët më rrjedh në sy,
lus Danubin plak, vuajtjet e mallin të m’i rrëmben.
Jetën larg Atdheut n’mërgim pa ty,
shpirti im i vuajtur çdo ditë e rrëfen,

- si një këngë mallëngjyese me refren.

Eh sa do të doja, ballin e lartë të ta fshijë!
Dhe me duart e mia të të ledhatoja,
si atëherë që isha i vogël e fëmijë,
kur nënën time me dashuri e përqafoja!
– E këngën e Lirisë për ty ja këndoja.

Ty të kam – të përjetshmën dashuri!
Të kam këngë – me më të bukurën melodi!
Mos u mbyllshin kurrë sytë e mi,
pa të parë pa pranga, e në Liri!

Me Flamurin lart të ngritur – kuq e zi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT