Tuesday, July 1, 2025
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani -PESHKU NË RËRË

Murtez Asllani -PESHKU NË RËRË

Ishte verë e nxehtë
dhe shkova në det
në plazh u rrezita,
por nuk isha vetë.

Pas disa ditësh
deti kishte valë
dhe në zall
një peshk kishte dalë.

Më shkoi syri andej
dhe e shikova,
peshkut të gjorë
pak i ndihmova.

Lëvizte peshku
përpëlitej n’zallë,
por shokët e vet
ai i kishte mall.

Peshku pa ujë
s’mund të jetojë
e hodha në det
nisi të notojë.

U gëzua peshku
sa shpejt u largua,
m’u duk se mua
m’u falënderua.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT