Jetoj mbi re në qiellin e kartër
Jam një yll që vështron nga larg
Shikoj vendin që s’po e lënë rehat,
Durim, lërja zotit se ai merr hak.
Athua do të shpërthej lumi kuq
Ndoshta guri rënd do ta ndaloj,
Do ja zërë grykën, nuk do ta lejon,
Ky vend i bekuar, që më krenon.
A do të shpërthej lumi lotëve,
se nënat nuk munden më të durojnë,
mallkimi i lokeve, nuk do ta lejoj!
Mirësia e paqja kudo do të lulzoj.
Po tymos atje në male
mos vall vullkani do të shpërthej,
Do të rrëshqas llava
çdo gjë do ta përvëloj.
Populli atdhedashës këtë më nuk do e lejoj.
O ylli kuq vezullues, atje lart në qiell,
Vështro, vështro e na trego
Ç’po ndodhë me atdheun tonë,
Të lutem na trego!!!