Thursday, July 3, 2025
BallinaVitrina e libritTahir Boci -MALL MËRGIMTARİ

Tahir Boci -MALL MËRGIMTARİ

Malli për shtëpinë ku linda e u rrita,
Si prushi nën hi,gjatë akumuluar,
Sa shumë çuditem me gjoksin tim,
Deri kur djegien ka për ta duruar ?!

Mall për pikat e shiut mbi tubin e sobës,
Mall për zgjimin e ëmbël mëngjeseve,
Vendlindja borxhet kurrë s’ti mban,
Ti kthen edhe me këngën e këndezëve.

Mall për erën e vezëve të fërguara,
Që prej komshiut hyn pa marë leje,
Mall për shëmbëlltyrën në gjolin e vogël,
Që s’të mban inat,gjithmonë besnike ndaj teje.

Mall për zukatjen e bletëve në kopësht,
Mall për cicërimat në çdo pranverë,
Kur dallëndyshet e gjejnë folenë e vjetër,
Dhe besnikërinë ta gdhendin mbi derë.

Mall për poteren e ëmbël të fëmijve,
Përgjatë lojrave të sajuara vetë,
Mall për balonat prej letre që ngrinim,
Në garë kush i pari të kapte retë.

Mall për përroin e zhurmshëm në dimër,
Që përjetësisht detyrim ndaj lumit ndjen,
Mall për trokitjen e postierit në derë,
Kur një letër a kartolinë nga larg të vjen.

Sa shumë mall-e të vogla ka njeriu,
Në ortek kthehen kur ato bashkohen,
Rinohemi kur prej njerit ne çlirohemi,
Por dy – tri të tjerë papritur na shtohen.

Kurrë jeta nuk mjafton për tu shmallur,
Torturë më të madhe s’besoj se do ketë,
Indentike me fenomenin e shiut,
Që pamëshirshëm ta zbrazin retë.

(Shkruar në avion përgjatë rrugës së kthimit).

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT