Thursday, July 3, 2025
BallinaVitrina e libritFrrok Doda-METAFORA E DRENUSHËS.

Frrok Doda-METAFORA E DRENUSHËS.

Drenushë që endesh krenare nëpër pyje.
Ndjekur nga qentë që dot stë kapin.
Malin nën këmbë e qiellin me yje.
Jeton e paprekur ortake me malin.

Ku pyet ti për stuhinë prej bore?.
Sdo tja dish për rrufenë që shkrep.
Qentë se arrijnë lartësinë tënde prore.
Të zgërlaqur kthehen në stanin e vet.

Qentë nga inati veç lehin e lehin.
Rreken të kapin po ti u ik.
Në majë të shkëmbit e puth mëngjesin.
Qentë kjo mospërfillje i këput i pik.

Gjuetarët e qentë vazhdojnë të zënë pritën.
Stërmundohen e dot stë kapin.
Ti e vendosur nuk ua ke frikën.
Qentë s,ndalen së lehuri, gjahtarët shajnë fatin

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT