Në një valixhe të zezë kyçur në sirtar
Ende ishte i rujatur bukur një ditar
E shkruar një histori e jetës
Duke i qëndruar me besnikëri të vërtetës.
Aty shkruhej për ngjarje të ndryshme
Për protesta dhe demonstrata,
Për dashuri të hershme,për vuajtje dhe dekorata,
Për luftën e fundit ,për dëbime e dhunime ,
Pjesë të bukura edhe nga jeta intime.
Por ditarit disa fletë i mungonin
Disa faqe të shlyera që menzi lexoheshin
Disa të shkyera që askund nuk egzistonin
Ndoshta bëhej fjalë për ndonjë dashuri
Për tradhti apo tragjedi,
Askush nuk dinte me siguri të tregoj.
Pjesë nga jeta e tij që gjithmonë do të mungoj
Por dihej që këtë njeri diçka e mundonte
Diçka thellë në zemër e ngacmonte,
Herë pas here e shqetësonte ,
Shpeshherë rrinte i pikëlluar dhe diçka mendonte…!
Në valixhe gjindeshin uniforma të grisura ushtarake,
Dukeshin si të perandorisë osmane apo luftës së fundit çmendurake ,
Nuk u kuptua kurrë se për kë luftuan dhe ku ranë dëshmorë ,
Për të mbrojtur sulltanin apo armikun e fundit shekullor
Apo i luftuan si kundërshtarë.