Monday, September 1, 2025
BallinaVitrina e libritMeri Bo-Mesazhe Verore!

Meri Bo-Mesazhe Verore!

Ylli i ndritshëm i diellit
mbretëroi sërish sonte.
Perëndim i diellit, vizaton skulptura
formë mesazhesh, vetëm për ty.

Me ngjyrat rozë-blu
përkëdhel butësisht, sy ëndërrimtarë që shikojnë larg,
kufijtë e horizontit, pa fund e fillim,
kufij detarë që ndryshojnë forma,
ngjyrosen bukur në këtë orë hyjnore.

Me nuanca të zjarrta i japim lamtumirën Qeshorit!
Një pamje e çuditshme, tingulli i një zile të largët,
në një thirrje kumbuese,
prek gjuhën e shpirtit.

Udhëtimi i ëndrrës,
lëkundja e varkës me vela të bardhë
dhe në majë,
një pulëbardhë që udhëton në Mesdhe,
gjen gjithë madhështinë e botës së fshehur
dhe,
kur përplas krahët,
kërcen mbi zinxhirin e qëllimit,
i përkëdhel dallgët e shkujdesura
me vështrimin arrogant.

Detet, hidhen në oqean, në agimet shekullore!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT