Thursday, July 3, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-NJË GRUA

Valbona Kolaveri-NJË GRUA

Një grua ,
Ështē një konglomerat dhembjesh
E shembjesh,
Alternuar kohësh e dimensionesh,
E rrethuar me mijëra duar
Të mbërthejë dashurinë në prehër,
E fëmijët lidhur pas gjinjve

Mbi shpinē,
Mban barrën e stivës së ditëve të pista
Që pret ti laj si rrobat një nga njē,
Nga papastërtitë e gojaçëve,
Që e rëndojnē kur e shohin të bukur
Dbe s’u përket atyre

Një grua ,
Ështē një kala plot me mistere,
E odave me arkapia të mbyllura,
Relike ikonike me ngjyrë pastel
Që mund t’ia zbuloj vetëm një burrë,
Që di ti lexojē shpirtin dhe sytë
Në çdo varg të unit të saj.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT