Thursday, September 4, 2025
BallinaVitrina e libritAnelja Lako-Pranverë e trishtë...

Anelja Lako-Pranverë e trishtë…

Si ajo fëshfërima e gjetheve në pranverë,
Ndihej heshtja dhe oshëtinte vetëm fjala;
..Nesër largohem e zëri drithërues, si erë,
Lë pas gjurmë…pengje-fjalësh të padala!

Drithëron edhe Hëna dhe pastaj u fsheh,
Yjet u fikën…si ato llambushka të djegura!
Fjala “do largohem”, fytyrën time e zbeh,
Era u ndal dhe më përpiu fjalët e mekura…

“Duhet të largohem”, këto fjalë si furtunë,
sikur më rrëzojnë atë gjethe, të shpirtit tim.
Zemra po më grisej, si të ishte një pëlhurë,
kjo fjalë e egër heq lumturinë nga syri im.
..
Buzëqeshja më shuhet, si një lule e goditur,
nga stuhi, që e kthen natyrën në shëmtirë;
Breshëri më hyri në shpirt, kështu papritur,
Ndërsa, vetëm era më ledhatonte në errësirë…

Ai s’po mi shihte sytë e zinj, kjo më tremb,
Fjala “po largohem”, mendimet mi prishi,
Dhimbja më pickonte zemrën, si një gjemb,
Ç’natë tmerri!…Veçse po më dridhej mishi!

Pse sonte, që e preka lumturinë, pse, pse?
Era mi prishi kacurelat, mi derdhi në ball…
Lotin tim të dashurisë, vallë, ti si se sheh?
Po buzëqeshjen e shuar buzës e një mall?

Malli zgjon shpresë, si dielli që lind sërish,
Sepse, atë mbrëmje malli im qe i dyfishtë;
Syri i shpresës më lëshon dritë nga do vish,
edhe pse ajo pranverë qe shumë e trishtë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT