PUSHTET I ÇMENDUR
Ushtarë që vriten,
foshnje, fëmijë dhe të rinj.
Nëna, baballarë dhe të moshuar –
u zhdukën të gjithë.
Të gjithë patriotë, të gjithë vetëmohues.
Megjithatë, fajtorë të gjithë.
Ata lindën
në Lindjen e Mesme,
ku nafta rrjedh.
A e shihni?
Ja pse
ne e zhdukëm
atdheun tuaj.
Shtëpitë, vendet e punës,
shkollat, spitalet tuaja –
të gjitha të shkatërruara.
Tani nuk keni nevojë
për ujë,
bukë,
as ilaçe,
as arsim.
Dhe ju – vëzhgues –
ktheni shpinën,
mbyllni veshët dhe sytë,
vazhdoni të fshiheni.
Nesër do të fillojmë
sfiduesit të ndëshkojmë.
Nafta është trashëgimia jonë.
Regjimet? Demokracia?
Njerëzit? Njerëzimi?
Ne nuk njohim asnjë nga këto.