Secili njeri
që në tokë jeton,
t’i shikojë punët e veta,
se më mirë kalon.
Punët e huaja
shumë na interesojnë
dhe nxitojmë çdoherë
që diçka të dëgjojmë.
Në shtëpinë e vet
mizën nuk e sheh,
në shtëpinë e huaj
plot qime sheh.
Pse kështu veprojmë,
fare nuk e di.
Po rri e mendo pak
si të shkojnë punët ty!
Sikur t’i shikonim
secili punët e veta,
do të ishte për ne
më e lumtur jeta.
Kënaqemi kur dëgjojmë
diçka për dikë tjetër,
bëjmë thashetheme,
mizën e bëjmë lepur.
Do të ishte mirë
secili të mendojë:
pse është kaq ziliqar,
gjithmonë keq të veprojë?!