Thursday, September 4, 2025
BallinaVitrina e libritAge Bilani Luka-Toka e t’parit

Age Bilani Luka-Toka e t’parit

Sot ka ardh koha me u afru,
Mendje e penë me u ba bashkë,
Të gjithë tok me kuvendu,
Asnjë pëllëmbë truall mos me lanë jashtë.

Është kjo tokë e larë me gjak,
Çdo vatër, shkëmb e mriz,
Është kjo tokë e bekueme,
Që çel shqip blin e lis.

T’i lëmë ngrindjet e ndasitë,
T’kuvendojmë vlla me vlla,
Kartë e penë, një mendje me shkru,
Tanë kët komb në një me e bashku.

Nga Presheva e Gostivari,
nga Mitrovica e Medvegja,
Thërresin malet e Kumanovës,
Malësia e Dukagjinit, Rrafshi i Kosovës.

Po thërret Shkupi e Prishtina,
Nanë Shqipëria ,motër Çamëria,
Djem e vasha si sorkadhe,
Hajde ta bajmë një sofër t’madhe.

Të gjithë të vishemi kuq e zi,
Nga një plis ta mbajmë në kry,
Gur e lis me këndu,
Trojet tona duhet bashku.

E kur t’vijë ajo ditë,
Amaneti t’parëve thonë u kry,
Trojet tona i kemi nji
Si një zemër që rreh me fuqi.

Atë ditë do qajmë me gëzim,
Do fetojme t’madhin bashkim ,
Me zemrën plot e sytë me dritë,
Ta gezojme ma t’madhen dite!.

Mos na ndajë më kush kurrë,
Me flamuj e plis ne kry
Se ky dhe e kjo gjuhë shqipe
Janë amanet për përjetësi!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT