Friday, July 11, 2025
BallinaVitrina e libritAlbina Ceka -NË KËTË NATË ME HANË

Albina Ceka -NË KËTË NATË ME HANË

Në këtë natë të hantë,
dua me zemër të të dhuroj energji,
Të marrësh fuqi e të fluturosh lartë,
të kuptosh se e verteta është magji.

Në këtë natë të hantë,
dua të të rrëfej shumë të vërteta,
që mua mi mbajtën sekret.
Ndaj akoma i kam flatrat si flutura,
që thyhen dhe nga i dobti rrëbeshë.

Në këtë natë të hantë,
dua drejt të vërtetës të të shtyj.
Ndoshta jam pakë e vonuar?
Por rrëfimi im, të lutem, duhet dëgjuar.!

Të kam mësuar të sillesh me të tjerët,
siç do të doje të silleshin të tjerët me ty,
në këtë botë të egër ku shtypen të mjerët,
që njeriu kur s’ka leverdi, s’të sheh më në sy.

Në këtë natë të hantë,
dua të rrëfej se jeta është dhe dhimbje,
Ndaj forcoi krahët bir/ bija ime,
se papritur mund të arrijnë stuhitë.
Flatrat e fluturës rezistojnë veç një ditë.
Në këtë botë të egër, duhen flatrat çelikë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT