Saturday, July 12, 2025
BallinaVitrina e libritBekim Blaku-SA E SA HERË

Bekim Blaku-SA E SA HERË

Sa e sa herë
Madje edhe në mes të natës
Në nënvetëdije me zë të lartë
Thërras emrin tënd

Uroj e shpresoj të më dëgjosh
Atje ku je (tek lulet e mira!)
Atje përtej… Matanë.

Fytyra jote para më del
Si mirazh
Derisa unë në vete
Gëzohem si fëmijë
E mërzitem si i rritur

Pastaj me vrap dal në dhomën tjetër
Të shoh mos fëmijëve
Gjumin ua kam prishur

Ti vetë më thoshe
Ruaji fëmijët
Mos ua prish gjumin për askënd
As për vete

Ata tashmë ishin zgjuar
AJO nga lart na sheh dhe na do
Than, Rubini dhe Bleta
Për TY

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT