Monday, September 1, 2025
BallinaVitrina e libritSylë Bajrami-ATEHERE ISHTE NDRYSHE

Sylë Bajrami-ATEHERE ISHTE NDRYSHE

Delet ngjiteshin Sybregut,
ne laheshim ne pusin,
qe na binte deri ne gju

Nxirrnim tazat, me tamël,
qe ftoheshin ne Kronin e Reçakut,
hanim pak bukë nën hije të Gurëve në Prru

Te Mullini i Bajram Hjadinit dilnim,
kur hija e merrte anën tjetër
Kopeja shkonte drejt Vrellave
e ne luanim atë lojën e vjetër

Kur perëndonte dielli ,
grykës bëheshim varg
Kush me dele e kush me bagëti tjera
Fyelli e blegërimat ndiheshin larg

Sot, dola te çmallem në këto anë
Veç gurëve, shkurreve e Vadës së Sybregut,
as barinjë, as bagëti, sytë e mi nuk panë .

Është ky ai fshati im i moçëm,
apo, unë jam tash plaku i tij!?
Kështu sikur po e shoh Grykën,
as nuk po me heq mall, as nuk ka hijeshi.

Prita të të takoj tek Udha e Hijes
Atje ku bora e pret Lule Lajthinë
E dija, pritja ishte krejt e kotë,
por unë. e “preka” edhe një herë fëmirinë

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT