Në korije ku sytë hidhja çdo mëngjes,
Si diell i zjarrtë shkëlqente lule xana,
E bukur e hijshme, freskuar me vesë,
Rrethuar me shkurre me lajthi e thana.
Aroma e veçantë më çonte në dehje,
Si një ilaç që mjekonte melankolinë,
Bisedoja me të, por përherë në heshtje,
Flisnim për gjithcka dhe për dashurinë.
Një ditë krejt papritur ika shumë larg,
Lule xanën time e lash të vetmuar,
E kujtoj me mall, i shkruaj një varg,
Zemra djaloshare mbetur dashuruar.