Friday, July 11, 2025
BallinaVitrina e libritXhemkadri Kastrati-TË JESH NJERI

Xhemkadri Kastrati-TË JESH NJERI

Njeri është ai që ka dinjitet
Që më kupton dhe kur vuaj
Është njeri kur në të vërtetë
Ndien dhe dhimbjen e huaj.

Njeri është ai që s’ofendon
E gjërat i shtron si që duhet
Kur gabimin e vetë e pranon
Dhe fare s’pret që t’i thuhet.

Njeri s’është veç nga pamja
Nëse në shpirt e ka ligësinë
E ligësi s’është veç e vramja
Në vete mban dhe xhelozinë.

Njeri është dhe ai që darkon
Kur n’tryezë ulet me të tjerë
Për ate që s’ka, pak e ndanë
Aty shihet nëse ka një vlerë.

Njeri është ai që kujdeset
Për familje edhe shoqërinë
Me të djathtë i kap mëngjeset
Në kokë nuk e ka djallëzinë.

Në je njeri këtu do të shihet
Në paç nder e në paç moral
Për ate që s’mund të arrihet
Fillo që t’mësohesh ngadalë.

Vërtetë, në do të jesh njeri
Është e lehtë, jo e vështirë
Puno drejtë, jo me tradhti
Njeriun tënd mos e shit lirë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT