Atë ditë erdha drejt teje me shkas
një tufë lulesh kisha blerë për ty
sa shumë doja të takoj në klasë
por ,kur hyra unë, Ti nuk ishe aty
Më thanë se ke ikur diku në largësi
me askë s’ke folë, s’je përshëndetë
dikush të kishte parë me lotët në sy
mjerisht unë kur erdha s’të gjeta ty.
Lulet më mbetën në duar të njoma
mbeta në vend pa fjalë e pa zgjidhje
atë ditë m’dukej se ka faj dhe shkolla
që, ti tinëzisht zgjodhe rrugën në ikje
Ti ike…s’pate faj,dikush të mashtroi
por ti e doje shkollën,mësoje shumë
më pate thënë;si mjeke do të punoj
më pate gëzuar…se ashtu doja unë.
Ku mbeten premtimet,dëshira jote
se do shërosh të smurët pa pritesë
do të jesh krenare bijë e kësaj toke
sot bashkë me lulet u thye një besë.